Shqiptari vret të dashurin e ish-gruas në Belgjikë para syve të fëmijëve

schedule22:36 - 14 Qershor, 2021

schedule 22:36 - 14 Qershor, 2021

Një ngjarje e rëndë me protagonistë shqiptarë ka ndodhur ditën e  sotme në Belgjikë.  52-vjeçari Ismet Osmanaj u plagos me thikë të hënën në Waterbaan, Deurne, pranë një shkolle. Policia njoftoi se më pas i ai vdiq në vendngjarje. I dyshuari Betim A. 48-vjeçar u arrestua menjëherë.

Disa prindër që po prisnin në portën e shkollës treguan ngjarjen. “Kemi dëgjuar shumë të bërtitura dhe pamë dikë që binte nga biçikleta e tij”. “Çiklisti ishte shtrirë në tokë, ndërsa një burrë u përkul mbi të dhe e goditi disa herë në qafë”.

Goditja me thikë e përgjakshme ndodhi në orën 15.40 pasdite. Sulmuesi iku menjëherë pas incidentit. Pak më tutje, policia e arrestoi.

Shkak i ngjarjes së rëndë dyshohet të jetë bërë xhelozia. Siç raportojnë mediat vendase, Ismet Osmanaj është i dashuri i ish-gruas së Betim A. Ngjarja ndodhi në shkollën e fëmijëve të gruas. Ata fëmijë ishin dëshmitarë të vrasjes./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!