Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Deklaratat për rikthimin në PD, gazetari: Çfarë do të tregojë Berisha me shantazhin që po bën  

schedule21:40 - 14 Qershor, 2021

schedule 21:40 - 14 Qershor, 2021

Deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha për një rikthim të mundshëm në krye të Partisë Demokratike, gazetari Ferdinand Devishi i ka cilësuar si formë shantazhi.

Në studion e “Log.” me Endri Xhafon, Dervishi tha se lëvizjet e ditëve të fundit të Berishës ishin lojë për t’i treguar opinionit se ai nuk e ka më nën kontroll Lulzim Bashën.

“Formë shantazhi për ti thënë opinionit që nuk e kontrolloj unë Bashën. Unë dal te ky përfundim me faktin që kur u hap gara në PD patën dy gjëra ë nuk i hante njeri. Të dalë Nishani kundër Bashës që është investim i familje Berisha. Dalja e Harxhit ishte e çuditshme. Shumëkush mund të mendoje së këta të dy janë futur nga Berisha për të thënë s kjo parti nuk ka më kontrollin e familjes Berisha. Pas kësaj ndodhi ajo e Amerikës. Gjithë lëvizja ishte që të nxirrte Bashën nga kthetrat e familjes Berisha. Tani Basha fitoi, ai nuk e lëshoi postin. Nuk dha dorëheqje. Kemi një situatë të tillë që ky prap mbeti brenda familjes Berisha dhe Berisha bën lojën e tretë. Mbase është e gabuar, kjo është analiza ime,” u shpreh gazetari. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!