Spanjë-Suedi është një nga tre sfidat e ditës së sotme në Euro 2020. Ekipi i Luis Enrique pret kombëtaren nordike në “Estadio de La Cartuja” të Sevilla, që nis prej orës 21:00.
Dy lojtarë të Suedisë rezultuan pozitivë me Covid-19 gjashtë ditë më parë: Dejan Kulusevski i Juventusit dhe Mattias Svanberg i Bologna.
Lojtarët vijojnë të jenë të infektuar dhe trajneri i skuadrës vikinge, Jan Olof Andersson, ka marrë vendimin final, duke vendosur t’i presë deri në fund.
Te Suedia besojnë që Kulusevski dhe Svanberg do të kalojnë shpejt kornavirusin dhe më pas mund t’i bashkohen sërish shokëve në stërvitje. /abcnews.al