Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kristi Vangjeli e mbyll me Tiranën: Iki me kokën lart, i realizova objektivat

schedule10:58 - 14 Qershor, 2021

schedule 10:58 - 14 Qershor, 2021

Kristi Vangjeli e mbyll me Tiranën. Mbrojtësi, pasi ishte përshëndetur me shokët e skuadrës, tanimë ka dalë edhe me një njoftim në rrjetet sociale. Korçari i falënderon të gjithë dhe ikën pa qejfmbetje, të paktën në dukje.

 

“Përshëndetje miq, dua t’ju njoftoj që nga sot nuk do jem më pjesë e ekipit të Tiranës. Dua të falënderoj presidentin Refik Halili, gjithë stafet teknik edhe bashkëlojtarët që kemi punuar së bashku këto 2 vite.

Gjithashtu një falënderim për tifozerinë e Tiranës, të cilët na kanë mbështetur në çdo moment! Iki me kokën lart dhe me objektivat e realizuara, si të klubit po ashtu edhe personalet. Me respekt, Kristi Vangjeli”, shkruan mbrojtësi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!