Pas më shumë dy orësh maturantët kanë mbyllur protestën e thirrur sot në kryeqytet, për vështirësitë e testit të matematikës. Gazetarja Ajgena Korbi raporton për ABC se ata kanë deklaruar se do të rikthehen sërish nesër në orën 12:00 për të protestuar.
Fillimisht ata bllokuan rrugën e Durrësit përballë ministrisë së Arsimit dhe më pas u zhvendosën para zyrave të QSHA.
Përfaqësuesja e QSHA deklaroi për mediat se testi nuk kishte asnjë pyetje jashtë programit. Ndërsa ministrja e Arsimit Evis Kushi ka kërkuar rishikim dhe në rast se testi rezulton mbi nivelin e parashikuar do të ketë një rishikim të vlerësimit.
Gjatë protestës, spikatën mjaft prek pankartave që maturantët mbanin në duar. “Ju i keni dhënë mësim Sindit znj.ministre?”, ishte një nga pankartat që ironizonte pyetjen e famshme një testin e Matematikës.
Në galerinë e mëposhtme ju ftojmë të shihni çaste pikante nga protesta të shkrepura nga LSA:
m.v/abcnews.al