Sipas mediave serbe pritet që shumë shpejt Sllovenia të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kjo pas kërkesës që partia socialiste në vend i ka bërë presidentit dhe qeverisë për t’u tërhequr nga vendimi i marrë.
Partia Socialiste e Sllovenisë i ka dërguar një kërkesë me shkrim prësidentit të vendit dhe qeverisë, që të tërhiqen dhe të anulojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës. Në letër thuhet gjithashtu se Sllovenia duhet të mbështesë integritetin territorial të Serbisë.
Gjithashtu theksohet se në vitin 2008 Sllovenia ka bërë një gabim shumë të madh duke njohur pavarësinë e Kosovës, duke iu kundërvënë një vendi mik si Serbia. Partia Socialiste e cila aktualisht nuk ka asnjë deputet në parlamentin slloven, këmbëngul se Kosova është një pjesë integrale dhe e pandashme e Serbisë ashtu si thuhet dhe në rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara.
Sipas kësaj partie që nga fillimi i krizës në ish-Jugosllavi në fillim të viteve ’80 Kosova është përdorur si instrument nga perëndimi. Në përfundim të letrës shkruhet se me tërheqjen e këtij vendimi duhet ti jept një mesazh i qartë perëndimit, se Sllovenia nuk do i nënshtrohet politikave të tij./abcnews.al