Emir Sahiti do të rikthehet te Hajduk Split, pas huazimit te Sibenik. Sulmuesi shënoi 7 gola në 33 ndeshje, por klubi që i shpëtoi mbijetesës në Kroaci nuk do ta ushtrojë të drejtën e blerjes.
Anësori që ka luajtur me Shqipërinë U21 do të duhet të përballet me një problem në momentin që do të rikthehet.
Kundër Hajduk Split ai ka shënuar gol dhe ka festuar më pas, ccka i ka zemëruar tifozët e Hajduk Split. Mbetet të shihet si do reagojnë ndaj Sahitit. /abcnews.al