Perisic në lëvizje, në Kroaci ëndërrojnë rikthimin e bujshëm

schedule21:36 - 26 Shtator, 2023

schedule 21:36 - 26 Shtator, 2023

Ivan Perisic mund të kthehet në Kroaci që në janar, për të riveshur fanellën e Hajduk Split, ekipi ku u rrit përpara të transferohej në Francë te Sochaux.

Ndërsa ka marrë një dëmtim që do e lërë për rreth një sezon jashtë fushës së blertë, mesfushori i Tottenham me shumë mundësi, sipas raportimeve të medieve kroate, do të rikthehet në vendlindje.

Tottenham dhe Hajduk Split kanë krijuar marrëdhënie të mira pas shitjes së mbrojtësit Luka Vuskovic në verë dhe kjo mund t’i bëjë gjërat më të lehta, me Perisic që do të rivishte fanellën që la në vitin 2006.