Franca cilësohet si shumëkush si ekipi favorit për triumfin në Euro 2020, edhe pse rivaliteti për fitimin e trofeut do të jetë i ashpër deri në fund. Njësoj mendon edhe Alex Del Piero në prononcimin e dhënë për Corriere della Sera.
Ish-kapiteni legjendar i Juventusit i cilëson djemtë e Deschamps si favoritët absolutë. Më pas edhe një koment për Italinë e tij. Trajnerin Roberto Mancini e vlerëson, teksa mendon se Italia do ia dalë të arrijë deri në gjysmëfinale.
“Franca është kandidati kryesor për fitimin e Euro 2020. Më pas rendis Belgjikën dhe Anglinë. Italia? Varet si do të jetë renditja e grupeve, por mendoj se Italia ka shanse të arrijë në ‘Final Four’.
Mancini më pëlqen, pasi beson te puna që bën. Ai ka krijuar një grup të vërtetë, të gjithë lojtarët janë bashkë në një drejtim“, deklaron legjenda e Juventusit. /abcnews.al