Përveç ligjeve të miratuara, ky sesion parlamentar pa dyshim do të mbahet mend për figurat që solli në kuvend djegia e mandateve të opozitës. I radhës është Kostaq Papa i cili nuk u mjaftua me fjalimin djeshëm në Kuvend duke vijuar në rrjetet sociale ku ka ndarë foto nga parlamenti.
Papa shprehet se i paska bërë një “skopi” krimit të klasës politike ndërsa shkon deri atje sa zotohet se çdo gjë të tijën e ka vënë në shërbim të popullit pasi nuk ka prekur asnjë qindarkë nga paratë publike. Ai thotë se media ka ngelur e zhgënjyer nga qëndrimi i tij pasi deri më dje nuk e kishte parashikuar dot qëndrimin pro shkarkimit të presidentit Ilir Meta.
“Dje ne Seancen Plenare ne Parlament ndodhi ajo qe pritej! Me ndihmen e Aleateve tane SHBA sidomos pas shpalljes se DASH dite me pare, por dhe pardje me daljen e Urdherit Ekzekutiv te Presidentit Biden, vullneti politik dhe deshira e ndryshimit ne Shqiperi po marrin trajte e forme te dukshme ne dobi te qytetareve e ne luften kunder korupsionit galopant qe ka kapur politiken ne 30 vitet e Tranzicionit Shqiptar!
Qendrimi im ka qene dhe mbetet i palekundur! Fjala ime ishte e prere kundra tallavase politike, kundra kalbezimit politik, kundra korupsionit, kundra stanjacionit, e pandikuar nga ngjyrimi politik apo aleanca e krahut, kundra kujtdo qe ka perfituar nga asetet, pasuria dhe parate publike ne deme te shoqerise e kombit!
Jam betuar qe nuk do kursehem per te goditur cdo fenomen antiligjor e antikombetar. Ne fjalen time dje i bera nje skopi krimit te klases politike dhe kerkova qe te hapen te gjitha dosjet e te ndeshkohet kushdo qe ka shkelur ligjin pavaresisht pozites politikoshoqerore!
Media ngeli e zhgenjyer e nuk i dolen parashikimet e nuk percaktonte dot pozicionin tim! Sigurisht qe une nuk veproj sipas deshirave e perfitimeve te mediave te shitura. Atyre sa here u jepet rasti me deformojne emrin, me ndryshojne pozicionin e manipulojne mentalitetin! Dje disa media me rreshtuan aty ku nuk isha, shprehen ate qe nuk thash dhe hodhen dashakeqesi!
Nese kishte nje deputet qe e kishte te qarte si duhej vepruar dje padyshim qe isha une si Deputeti qe nuk ka prekur asnje qindarke nga parate publike, e qe gjithshka timen e kam vene ne sherbim te Kombit.
Sikur dhe njeqind politikane te koruptuar te ishin listuar te gjithe do e mirrnin ok-in tim per tju dorezuar drejtesise se munguar me gjithe rezervat qe kam! Duke hedhur verdiktin tim ne kuti dje thirra instiktivisht: Te rroj Shqiperia !
Askush mos ta vej ne dyshim qe ne çdo moment jam nje sherbetor dinjitoz i Popullit tim e qe ne çdo moment e gjithe qenia ime i perket Kombit tim! Arsyeja pse nuk e gjejne dot qendrimin tim mediat e interesit eshte sepse gjithmon pozicioni im eshte i puqur me Flamurin KuqeZi dhe Hymnin e Kombit”, shprehet Papa në rrjetet sociale. m.v/abcnews.al