Ironia e fatit, Tottenham zgjedh Paulo Fonseca si pasuesin e Mourinho

schedule23:19 - 9 Qershor, 2021

schedule 23:19 - 9 Qershor, 2021

Paulo Fonseca mund të transferohet në Angli, pasi nuk arriti marrëveshjen për të nënshkruar një kontratë të re me Romën.

Italianët zgjodhën Jose Mourinho si pasuesin e tij dhe për ironi të fatit tashmë Tottenham kërkon ta zëvendësojë portugezin me ish-teknikun e Romës.

Raportohet se Fonseca po bisedon me Fabio Paratici për një kontratë 3-vjeçare. Ende nuk ka një marrëveshje me firmë mbi kontratë, por palët kanë besim se në fund do të shtrëngojnë duart. /abcnews.al