Një i sëmurë mendor i vë zjarrin shtëpisë, zjarrfikësit shpëtojnë familjarët

schedule10:44 - 26 Tetor, 2018

schedule 10:44 - 26 Tetor, 2018

Një 45 vjeçar që dyshohet i sëmurë mendor i vuri zjarrin shtëpisë së tij në lagjen “8 Shkurti” në Fier. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit dhe sipas policisë familjarët u shpëtuan nga shërbimet zjarrfikes. Autori pasi i kishte vënë flakën banesës ka mbyllur derën e jashtme dhe është parë duke u larguar. Ai u arrestua nga policia, kurse gruaja  me dy vajzat e saj u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore pasi kishin probleme me frymëmarrjen. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!