Rusi, zjarr në një spital për pacientë me COVID-19, raportohet për 3 viktima

schedule11:41 - 9 Qershor, 2021

schedule 11:41 - 9 Qershor, 2021

Tre persona kanë mbetur të vdekur pas një zjarri që shpërtheu në një spital rus. Zjarri shpërtheu në orët e para të së mërkurës në një spital në qytetin Ryazan, rreth 180 kilometra larg nga Moska, në një pavijon që trajtonte pacientët me Covid-19.

Guvernatori i rajonit, Nikolai Lyubimov, tha për mediat se një ventilator që nuk funksiononte mirë,  ishte nxehur shumë dhe kishte marrë flakë. Infermierët u përpoqën të shuanin flakën, por ia dolën dot, madje disa prej tyre pësuan djegie të shkallës së parë, tha guvernatori.

Që nga fillimi i pandemisë, disa njësi të kujdesit intensiv janë përfshirë nga flakët në Rusi, që sipas mjekëve janë shkaktuar nga ventilatorët që nuk funksiononin mirë./abcnews.al