Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Dashuria shqiptaro kineze histori e vjetër”, Yuri Kim replikon me komentuesin: Të ftoj në zyrë

schedule08:50 - 8 Qershor, 2021

schedule 08:50 - 8 Qershor, 2021

Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim ka replikuar me një komentues i cili i është drejtuar në rrjetet sociale duke e quajtur kineze, në foton e publikuar prej saj me këngëtaren Ermira Babaliu.

“Dashuria shqiptaro-kineze është një histori e vjetër”, shkruan komentuesi.

Kim e ka ftuar atë për një bisedë në zyrën e saj në ambasadë për t’i treguar pse mendon se ajo është kineze.

“Jam e çuditur nga komenti juaj. Ju mirëpres në zyrën time në Ambasadën Amerikane për një bisedë, ku mund t’ju tregoj për historinë krenare të vendit tim si një “Komb i Emigrantëve”, ndërsa ju mund të më thoni pse mendoni se jam “kineze”.

Ju lutem më thoni nëse dëshironi të vini për një kafe dhe bisedë. Kjo është një ftesë e sinqertë”, i është përgjigjur ambasadorja Kim. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!