Thomas Brdaric dhe Vllaznia ende nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës. Gjermani ka kushtet e tij dhe sot së bashku me menaxherin e tij, Uliks Kotrri, është ulur dhe ka biseduar me sponsorin Alban Xhaferi.
Takimi i sotëm do të pasohet edhe me një tjetër ditën e nesërme. Brdaric është “joshur” edhe nga oferta të tjera, me Ballkanin që i ka bërë një ofertë financiare mjaft të mirë që shkon në rreth 100 mijë euro.
Kukësi gjithashtu pret një përgjigje, që nuk e merr dot për momentin. Ditën e nesërme do të ketë një takim të dytë dhe në të do të mësohet më shumë në lidhje me të ardhmen e Brdaric në krye të Vllaznisë. v.p /abcnews.al