Xherdan Shaqiri ishte një nga lojtarët më të mirë të Liverpulit, në fitoren në Champions. Shqiptari i Zvicrës shkëlqeu së bashku me sulmuesin Mohamed Salah.
Pritej që ai të ishte në qendër të vëmendjes për faktin nëse do të udhëtonte apo jo për në Beograd, dhe nëse do të ishte në fushë ndaj Crvena Zvezdës.
Xherdan Shaqiri, sidoqoftë, nuk lejoi që historitë jashtë futbollit të ishin më të rëndësishme sesa vetë loja, duke merituar lavdërimet më të mëdha.
Shqiptari i Zvicrës u vendos në mesfushë, një rol i ri për të, të cilin ai e plotësoi më së miri.
Luftoi fort duke fituar duelet, vrapoi nga të gjitha anët, ndihmoi në mbrojtje dhe në sulm, duke krijuar dy golat e parë.
Ai hodhi hodhi poshtë reputacionin sikur është dembel, dhe u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes, siç e raporton BBC-ja.
“Shaqiri bëri shprehimisht gjithçka në fushë, – tha trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop, – sidomos në momentet vendimtare. Fitoi topin e golit të parë, pasoi në mënyrë fantastike. Një lojtar shumë i këndshëm që, padyshim, na ndihmon shumë”.
Vetë Klopi e kishte kritikuar Shaqirin më herët gjatë sezonit, veçse djali nga Kosova po e fiton tashmë vendin në formacion, duke qenë një nga yjet kryesorë të nënkampiones së Europës.
Natyrisht, ai nuk është i vetmi.
Mohamed Salah u kthye në formën e zakonshme dhe shënoi dy gola.
Të parin, falë klasit të tij të njohur, dhe të dytin me penallti.
Ai arriti në kuotën e 50 golave për Liverpulin, në vetëm 65 ndeshje, në një standard të ngjashëm me atë të Mesit apo Ronaldos.
Pas ndeshjes, Salah u pyet nëse iu përgjigj kritikëve, ndërsa ai tha me ironi: “Cilëve kritikë?”
Tifozët liverpulas u kënaqën pasi edhe Firmino e Mane ishin në formë, ndërsa skuadra e tyre doli në krye të grupit në Champions, pas barazimit 2-2 të Napolit në fushën e Paris SG. /abcnews.al