“Meta dhe azili”, Ngjela: Përse Amerika e çoi Ramën urgjentisht në Hungari?

schedule18:15 - 7 Qershor, 2021

schedule 18:15 - 7 Qershor, 2021

Nga Spartak Ngjela

Rama vizitë urgjente dhe të paparashikuar, në Hungari.

Përse ky ngut për në Budapest?

Ja çështjet që mund të ngrihen brenda saj:

Nikola Gruevski, ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, ndodhet me azil politik në Hungari, dhe shkoi atje, pasi u dënua për korrupsion nga gjykata e Shkupit;

Meta është mik i Gruevskit; kjo dihet botërisht.

Edhe Meta, presidenti aktual i Shqipërisë, është duke shkuar drejt procesit penal, njëlloj si Gruevski.

Por…

Edhe Gruevski edhe Meta janë antiamerikanë.

Po Rama, çfarë po kërkon në Hungari?

Siç duket e ka nisur politika amerikane, pikërisht për Metën, me detyrë diplomatike kundrejt kryeministrit aktual të Hungarisë, për mospranimin e azilit politik që mund të kërkojë Ilir Meta.

A do të dalë me sukses kërkesa anti-Meta e Ramës në Hungari?

Gjithsesi, tani një gjë është e sigurt: shkarkimi i Metës është çështje ditësh.

Po, misioni i Ramës?

Të shohim… Por, unë jam i bindur se në Budapest ai ka shkuar sipas kërkesës amerikane për të takuar kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban, në lidhje me Metën.

“Kërkesë” kjo, të cilën Rama mund ta servirë me një kërcënim diplomatik të politikës amerikane.

Të shohim…

/d.b/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!