“E kam dashur pa hile”, Alban Ramosaj flet për vajzën që i dedikohet “Thikat e mia”

schedule17:45 - 7 Qershor, 2021

schedule 17:45 - 7 Qershor, 2021

Alban Ramosaj u zgjodh fituesi i “Këngës Magjike” me këngën “Thikat e mia”. Prej atij momenti, refreni i kësaj kënge dëgjohet kudo dhe nuk ka person që nuk di qoftë edhe një varg.

Mirëpo, Albani ka rrëfyer se “Thikat e mia” është një dedikim për një vajzë spanjolle. Prej kohësh, ai është zhvendosur në Spanjë, ku edhe paska përjetuar një histori të dhimbshme dashurie.

Albani u shpreh se si në çdo histori spanjolle fundi është dramatik, duke shtuar se thikat janë një metaforë për të treguar posesivitetin, dramat, xhelozinë, por edhe kënaqësinë e dashurisë, edhe pse toksike.

“Kënga lindi nga një histori e imja në Spanjë, pra mund të them me plot gojën që është dedikim. Si çdo histori spanjolle, fundi është dramatik. Të gjithë kemi pasur lidhje të çuditshme, të gjithëve na ka mbyt xhelozia, por jo me shije latine. Thikat janë një metaforë për të treguar posesivitetin, dramat, xhelozinë, por edhe kënaqësinë e dashurisë, edhe pse toksike. Në këtë rast, posesivi jam unë, e kur do pa hile, pa dashur kthehesh në dominant”, tha këngëtari./abcnews.al