I dehur në timon përplas 33 vjeçarin, kapet shoferi në durrës

schedule14:36 - 7 Qershor, 2021

schedule 14:36 - 7 Qershor, 2021

Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy drejtues mjeti të cilët drejtonin makinën në gjendje të dehur.

Sipas uniformave blu mësohet se një 42 vjeçar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ka përplasur një 33 vjeçar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë mësohet se i lënduari shtetasi me iniciale E.K. ndodhet në spitalin e traumës në Tiranë në kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i plotë:

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:

P.P., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi në lagjen nr. 18, Durrës, duke drejtuar mjetin tip” Benz”, në gjendje të dehur, ka aksidentuar shtetasin këmbësor E. K., 33 vjeç, banues në Durrës dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Shtetasi i dëmtuar ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin  e mjekëve.

Gjithashtu është vënë në pranga shtetasi E. H., 40 vjeç, banues në Fier, pasi është konstatuar në segmentin rrugor Thumanë – Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Skoda”, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./abcnews.al