Shtetet e Bashkuara do t’i dhurojnë 750,000 doza të vaksinave anti-Covid Tajvanit, sipas një njoftimi nga senatori amerikan Tammy Duckworth.
Duckworth, së bashku me Sens. Dan Sullivan dhe Christopher Coons, mbërritën në aeroportin e Taipei të dielën në mëngjes, njoftoi CNA. Vizita e senatorëve është pjesë e një sërë vizitash në rajonin Indo-Paqësor, sipas Institutit Amerikan në Tajvan (AIT).
“Delegacioni dypartiak i Kongresit do të takohet me udhëheqës të lartë të Tajvanit për të diskutuar marrëdhëniet SHBA-Tajvan, sigurinë rajonale dhe çështje të tjera të rëndësishme me interes të përbashkët”, tha ai pa dhënë më shumë detaje./abcnews.al