Kylian Mbappe i përfundon kontrata me PSG-në në verën e vitit të ardhshëm. Shumë është folur për një largim të tij, me Real Madrid që e ëndërron prej kohësh dhe shihet si etapa e radhës në karrierën e yllit francez.
Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi e ka mbyllur njëherë e mirë këtë çështje në prononcimin e dhënë për L’Equipe, duke qetësuar tifozët e ekipit të tij dhe duke i dhënë fund shpresave të Florentino Perez.
? Nasser Al-Khelaïfi : “Je vais être clair : Kylian Mbappé ?? va rester à Paris, on ne va jamais le vendre et il ne partira jamais libre.”
(L’EQUIPE)
— Hadrien Grenier (@hadrien_grenier) June 6, 2021
“Dua të jem i qartë një herë e mirë: Kylian Mbappe nuk do të largohet nga PSG. Ne nuk do e shesim kurrë atë dhe ai nuk do të largohet kurrë si lojtar i lirë“, deklaroi presidenti i klubit francez. /abcnews.al