Pas ribashkimit pas 17 vitesh të Jennifer Lopez me Ben Affleck, çifti i njohur ka ndërmarrë një hap tepër të rëndësishëm duke e çuar lidhjen e tyre në një tjetër nivel. Ata do të nisin bashkëjetesën dhe këngëtarja do të zhvendoset në shtëpinë e aktorit.
Së fundmi, Jennifer është parë duke vizituar disa shkolla në Los Angeles së bashku me Ben për të vendosur se ku do të edukohen fëmijët e saj në të ardhmen.
Fëmijët e Jennifer, binjakët Emme dhe Max, kanë studiuar për vite me radhë në Miami, ndaj kjo lëvizje e këngëtares tregon se ajo po mendon të zhvendoset pranë Ben Affleck. Kjo është një shenjë se të dy ata po nxitojnë që të bashkojnë familjet e tyre, edhe pse asnjëra nga palët nuk e ka konfirmuar një lëvizje të tillë./abcnews.al