Me kapele e maska anti-covid, si e vodhën pikën e karburantit në Fllakë tre grabitësit e armatosur

schedule12:23 - 6 Qershor, 2021

schedule 12:23 - 6 Qershor, 2021

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mëngjesin e së dielës në fshatin Fllakë të Durrësit. Ngjarja ndodhi rreth orës 8:50, ndërsa siç raporton gazetari Leonidha Musai grabitja u krye nga tre persona.

Një prej tyre qëndroi në automjet në gatishmëri, ndërsa dy të tjerë me kapele dhe maska kirurgjikale kanë kërcënuar me mjete prerëse e sende të forta menaxherin e pikës së karburantit. I kërcënuar, ai u ka dorëzuar sasinë e parave që kishte grumbulluar gjatë orëve të natës.

Pasi kanë marrë paratë, grabitësit u larguan me shpejtësi. Nuk dihet shuma e parave të vjedhura ndërsa policia është duke ndjekur gjurmët e autorëve pasi janë sekuestruar edhe pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë. /abcnews.al/