Olivier Giroud ka nënshkruar kontratën e re me Chelsea, edhe për një tjetër sezon. Sulmuesi 34-vjeçar konsiderohej i larguar në media.
Gjithsesi francezi ka firmosur pas propozimit të klubit londinez dhe do të mbetet në Premier League, pavarësisht se nuk ka pasur shumë hapësira.
Giroud contract extended. ?
— Chelsea FC (@ChelseaFC) June 4, 2021
Në Itali sulmuesi mendohej se do të nënshkruante për Milanin, por tanimë kjo pistë mund të konsiderohet e mbyllur me rinovimin e tij me Chelsea. /abcnews.al