Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ofertë tunduese nga Anglia, Varane refuzon rinovimin dhe vendos të largohet

schedule19:38 - 3 Qershor, 2021

schedule 19:38 - 3 Qershor, 2021

Raphaël Varane është pjesë e Real Madrid prej vitit 2011 dhe deri tani ka fituar 18 trofe me klubin e famshëm spanjoll. Kontrata i përfundon në verën e vitit të ardhshëm.

Qendërmbrojtësi francez mendon se ka ardhur koha të provojë një aventurë tjetër në karrierë. Abc.es raporton se Varane ka vendosur të mos rinovojë me Realin.

Në këto kushte shitja e tij është e pashmangshme. Manchester United e pëlqen prej kohësh dhe i ka ofruar një rrogë më të madhe sesa ajo që përfiton në kryeqytetin spanjoll.

“Djajtë e Kuq” kanë gati një kontratë 5-vjeçare për 28-vjeçarin, i cili dëshiron të provojë emocionet e Premier League. Çmimi i kartonit? Real Madrid kërkon 40 milion paund për ta lënë të lirë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!