Real Madridi zyrtarizoi transferimin e Yan Diomande. Klubi arriti një marrëveshje me lojtarin dhe më pasedhe me Leipzig, që arkëton menjëherë 125 milionë euro. Por kjo shifër që mund të shkojë deri në 140 milionë euro nëse plotësohen bonuset e lidhura me performance e lojtarit.
Diomande ka nënshkruar një kontratë shtatëvjeçare që zgjat deri më 30 qershor 2033. Si rrjedhojë, ai bëhet blerja më e shtrenjtë në historinë e Real Madridit dhe gjithashtu lojtari me kontratën më afatgjatë në klub.
Futbollisti nga Bregu i Fildishtë ishte një nga lojtarët që ra më së shumti në sy në Kupën e fundit të Botës, ndonëse e kishte lënë tashmë gjurmën e tij me skuadrën gjermane gjatë sezonit të kaluar, duke regjistruar 13 gola e 9 asiste dhe duke e mbyllur sezonin si lojtari i Bundesligës me më shumë driblime të suksesshme.
Futbollisti 19 vjeçar është blerja e gjashtë e Jose Mourinho.
Më parë, klubi madrilen kishte vendosur në shërbim të trajnerit portugez Bernardo Silva, Dumfries, Konaté, Cucurella dhe Espí. Mbrojtësi qendror francez dhe mesfushori ofensiv portugez vijnë me parametra zero. Klubi pagoi 55 milionë për Cucurellën, 20 për Dumfries dhe 25 për ish-sulmuesin e Levantes. Tani shumës totale të shpenzimeve i shtohen 125 milionë për Diomande, plus 15 milionë të tjera në formë bonusesh për lojtarin nga Bregu i Fildishtë./abcnews.al


