Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Korçë ku një 68 vjeçar ka humbur jetën, pasi ka rënë nga lartësia e banesës së tij nga ku po punonte.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Trekëndëshi”, ku mësohet se qytetari punonte në katin e dytë i ndërtesës ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë poshtë.
Ai nuk u ka mbijetuar dëmtimeve të shumta duke ndërruar jetë.
“Më datë 02.06.2021, rreth orës 17:00, në lagjen nr. 3, Korçë, shtetasi A. Sh., 68 vjeç, duke lyer në banesën e tij, dyshohet se aksidentalisht i ka rrëshqitur shkalla, është rrëzuar dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.e.su./abcnews.al