Një familje është grabitur në Bashkinë e Vaut të Dejës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Stajk, ku gjatë natës persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e familjes Meli nën kërcënimin e armëve të zjarrit.
Mësohet se grabitësit e maskuar kanë mundur të marrin një shumë prej 500 mijë lekësh. Grabitja është shënuar në orën 03:00 të mëngjesit. Në banesë ndodheshin fjali 25-vjeçar dhe dy prindërit e tij.
Policia po heton për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë./abcnews.al/