Valentina Baldini nuk është përmbajtur pasi ka lexuar intervistën e Federico Bernardeschi, i cili shprehej se te kombëtarja e Italisë kishte më shumë liri në fushë.
Partnerja e Andrea Pirlos ka reaguar përmes rrjeteve sociale, teksa shkuan: “Kur në fushë tregon një të miliontën e asaj që kanë bërë kampionët e vërtetë, por ju vendosni të ‘rrezikoni’ në intervistën e dhënë pas shënimit të një goli kundër San Marinos. Gjeni i keqkuptuar”.
Pse Valentina u “tërbua”? Sepse, futbollisti i Juventusit u shpreh kështu për Rai Sport: “Mancini gjithmonë më lejon të luaj në një rol që i përshtatet karakteristikave të mia. Është absolutisht e vërtetë që unë ndjej më shumë liri këtu, sepse më lejohet të rrezikoj”. / abcnews.al