Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Barcelona blen mbrojtësin nga Real Betis, lëvizje me efekt domino në “Camp Nou”

schedule10:59 - 1 Qershor, 2021

schedule 10:59 - 1 Qershor, 2021

Barcelona do të bëjë shumë lëvizje këtë verë si në hyrje edhe në dalje. Emerson Royal, lojtar i blerë nga Barcelona dhe i huazuar te Real Betis për dy sezone radhazi do të bashkohet këtë verë për herë të parë me Barcelonën.

22-vjeçari u ble për 12 milionë euro nga Barcelona në vitin 2019 nga Atletico Miniero, për ta shitur më pas për 6 milionë te Betis me të drejtën e riblerjes për 9 milionë. Barcelona ka vendosur ta aktivizojë këtë klauzolë dhe ta sjellë brazilianin në Katalunjë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediet spanjolle, teksa shtojnë se Betis do të mbajë 20% të kartonit të të riut. Ndërkohë një tjetër talent katalanas, Juan Miranda, që nuk ka arritur të zërë vend në ekipin e parë, do shkojë te Real Betis falas, me Barcelonën që mban më shumë se 30% të kartonit.



Ardhja e Emerson i hap rrugën shitjes së Sergi Robertos, kontrata e të cilit skadon në verën e vitit të ardhshëm. Braziliani do jetë alternativa e Sergino Dest, i cili këtë sezon ka shkëlqyer me Barcelonën dhe ka blinduar vendin në formacion. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!