Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka vizituar DRSHTRR në qytetin e Laçit ku e pranishme ka qenë ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku.
Sipas Ramës tashmë në këtë DRSHTRR kryhen 110 mijë shërbime në vit për mbi 54 mijë makina.
“Laç - Duke ndjekur nga afër transformimin rrënjësor të DRSHTRR, ku kryhen mbi 110 mijë shërbime në vit për 54,209 drejtues automjetesh.
Ndërkohë prej ditës së djeshme ka nisur shërbimi publik i kontrollit të mjeteve, pas dhënies fundit të konçesionit rraskapitës e korruptiv, që torturoi me vite drejtuesit e automjeteve
Sipas një kalendari të mirëorganizuar përmes shërbimeve online dhe fizikisht të automjeteve, drejtuesit e automjeteve do të prekin një ndryshim rrënjësor në cilësinë e shërbimit” shkruan Rama. /abcnews.al/