Manchester City ka ndërtuar një skuadër shumë të mirë plot me yje, por rinovimi duhet të ekzistojë vit pas viti dhe konfirmimi i disa yjeve, nxjerr të tjerë jashtë lojë dhe automatikisht në merkato.
Phil Foden është bërë i frikshëm në krahun e majtë dhe ka lënë në stol një si Raheem Sterling. Informacionet e fundit janë se Manchester City e ka në shitje sulmuesin.
Gjithashtu edhe mbrojtësit Benjamin Mendy dhe Aymeric Laporte janë në “tezgë” dhe po kërkohet për një blerës. Pikërisht këtu qëndron edhe vështirësia më e madhe.
Pandemia i ka futur klubet të gjithë në krizë dhe do e kenë shumë të vështirë të kryejnë operacione të mëdha. Nga ana tjetër çmimet e të tre lojtarëve janë të kripur. /abcnews.al