Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arrestimi i ish-deputetit Arben Ndoka, policia jep detaje

schedule19:11 - 21 Tetor, 2018

schedule 19:11 - 21 Tetor, 2018

Policia e Shtetit arrestoi këtë të të diel ish-deputetin e Partisë Socialiste, Arben Ndoka. Për të, Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën “Arrest në burg”. Ndoka dyshohet për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash.

“Hetimi disa mujor ka mbledhur prova dhe se ky grup kriminal dyshohet si i implikuar në abuzimet me troje shtetërore në zonën e Lezhës dhe Kurbinit, përmes falsifikimit të dokumenteve e vulave etj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në Mars të këtij viti, Policia e Lezhës hetoi një grup kriminal që dyshohej se ishte lidhur me abuzimet me tokat dhe trojet në zonën e Shëngjinit. Gjithsej u ndaluan 12 persona, mes tyre edhe Kryetari i Bashkisë Lezhë, ndërsa 11 u shpallën në kërkim. Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen se kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare të Shëngjinit në Lezhë.

Disa ditë më parë, Policia e Lezhës goditi një tjetër grup prej 11 ish-zyrtarësh të Hipotekës, aktiviteti i të cilit dyshohet se lidhet me tjetërsimin e tokave në këtë qark./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!