Paralel me Kampionatin Europian, përtej Atlantikut do të zhvillohet edhe Copa America, e cila gjithashtu u shty në sezonin e shkuar. Ndryshe nga Europa, situata prej Covid-19 në Amerikën e Jugut është e rëndë dhe organizimi i kompeticionit po bëhet çdo ditë e më i vështirë për CONMEMBOL.
Mediet argjentinase bëjnë me dije se për shkak të situatës së vështirë të infektimeve në Argjentinë, është vendosur që ky vend të mos presë ndeshjet e kompeticionit, duke detyruar kështu pezulilimin e përkohshëm. Pritet që ndeshjet e planifikuara për t’u luajtur në atdheun e Messit do të transferohen në një tjetër shtet.
Ky lajm vjen vetëm dy javë nga nisje e kompeticionit. Një tjetër vend, që u përjashtua si pritës ishte edhe Kolumbia. Në këtë rast koronavirusi nuk ishte shkaku i anullimit të organizimit të ndeshjeve, por trazirat e shumta dhe protestat kundër qeverisë shtynë CONMEBOL të ndryshojë planin. /abcnews.al