Lajçak dhe Palmer vizitojnë sot Kosovën

schedule08:21 - 31 Maj, 2021

schedule 08:21 - 31 Maj, 2021

Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak dhe sekretari i shtetit në Byronë e Çështjeve Europiane dhe Euroaziatike Matthew Palmer, do të vizitojnë ditën e sotme Kosovën.

Diplomati sllovak pritet të takojë presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog Besnik Bislimi, zëvendëskryeministren e dytë dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla.

Lajçak gjithashtu do të takohet me komunitetin ndërkombëtar në Kosovë.

Ndërsa pritet që në orën 10:45 Lajçak dhe Palmer të zhvillojnë një komunikim për mediat.

/abcnews.al/