Harry Kane është njeriu i momentit, të paktën për sa i përket tregut të transferimeve. Sulmuesi i Tottenhamit e ka bërë të qartë se ai synon të ndryshojë skuadra gjatë verës, për të provuar më në fund të fitojë trofe dhe të rrisë standardin e tij, duke tentuar të afrohet me nivelin e Messit, Ronaldos apo Lewandowskit.
Kështu, një ankand i vërtetë mund të ndodhë për sulmuesin e Anglisë. Mes klubeve më të interesuar është Manchester City, që mund të luajë një letër të rëndësishme: Gabriel Jesus. Braziliani i pëlqen vërtet Spurs, që me transferimin e tij do gjenin një pasues për Kane dhe do merrnin edhe një dorë të mirë parash.
Braziliani nuk u bë kurrë titullar fiks te Manchester City, por mund ta bëjë këtë te Totthenham në rast shkëmbimi me Kane. Spurs duan më shumë se 100 milionë paundë për Kane, por përfshirja e Jesus në operacion do e ulte ndjeshëm shifrën e transferimit. /abcnews.al


