Djali iu ekzekutua me 8 plumba në kafene, nëna e shqiptarit britma dhe lot: Çfarë të bënë o biri im…

schedule18:59 - 30 Maj, 2021

schedule 18:59 - 30 Maj, 2021

Një 34-vjeçar, sipas medieve greke me origjinë shqiptare u ekzekutua pasditen e sotme në mes të Athinës në një lokal.

Viktima Aris Papas ishte një person i njohur për autoritetet greke pasi kishte qenë i proceduar për vrasje të mbetur në tentativë, vjedhje dhe grabitje.

Çfarë të bënë o biri im. Kush ma vrau djalin? O shqiptarë të qelbur. O e zeza unë” dëgjohen britmat e nënës së 34-vjeçarit në vendin e ngjarjes, pasi plumbat i morën jetën djalit të saj.

Po sipas medieve greke shqiptari ishte pjesë e një grupi kriminal dhe paraprakisht një nga pistat më konkrete është larja e hesapeve mes bandave.

Papas më parë u kishte shpëtuar disa atentateve, ndërsa sulmi i sotëm rezultoi fatal duke i marrë jetën. /db/ Abcnews.al