Temperaturat e larta dhe “frymëmarrja” nga COVID-19 ka bërë që plazhet e Greqisë të mbushen me turistë këtë fundjavë.
Megjithatë sezoni i ri veror ka nisur me masa strikte kufizuese. Shezlonget janë të vendosura me një distancë prej katër metrash.
https://youtu.be/1-IV7xpnOaI
Fluksi i turistëve që u dyndën në bregdete bëri që rrugët të “pushtohen” nga trafiku, ndërsa në disa plazhe kapacitetet ishin 100% të zëna, bazuar edhe në vendosjen e re të shezlongeve me masat e reja. /mv.abcnews.al