Për prindërit e Zalles të cilët jetojnë në Lezhë, shkak për gjendjen e djalit të tyre është ish vjehrra, e cila nuk lejon që ai të takohet me dy vajzat e tij. Ata shpjegojnë se Gjykata e Lezhës i ka dhënë besimin Zallës për rritje dhe edukimin e të bijave.
Priti rreth 3 javë për të marrë përgjigje për shqetësimin e tij.
Këtë shpjegim ka për veprimet e të birit Hamza Zalli.
Hamzai tregon se djalin nuk e lanë as të takonte të bijën per ditëlindjen e saj.
Shqetësimet për 35 vjeçarin kanë nisur pas divorcit me të shoqen, ndaj Hamza Zalli kërkon ndihmë për të birin.
Nëse nuk do të ketë asnjë zgjidhje, Hamza Zalli paralajmëron vetëflijimin e të birit, i cili brenda 3 javësh tentoi dy herë t’i japë fund jetës.
Sajmir Zalli brenda një muaji tentoi t’i jepte fund jetës në Tiranë. Ai kërkon të takojë fëmijët. Dhe për këtë ka dhe një vendim të gjykatës së Lezhës të datës 23 qershor 2015, e cila i beson për rritje dhe edukim dy të miturit. Por familjarët e 35 vjeçarit pretendojnë se shkak për situatën është nëna e ish-nuses së tyre, e cila nuk lejon Zallën të takojë dy vajzat e tij./abcnews.al
https://youtu.be/fxAa_VA93HA