Sapo bëri vaksinë u bë milionere, njihuni me 22-vjeçaren me fat

schedule21:45 - 28 Maj, 2021

schedule 21:45 - 28 Maj, 2021

“Në fillim mendova se po talleshin me mua” kështu është shprehur një 22-vjeçare me fat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila është bërë milionere pasi fitoi lotarinë e vaksinimit.

Menjëherë pasi ishte vaksinuar për koronavirusin, 22-vjeçarja iu përgjigj një telefonate nga një numër i panjohur. Në anën tjetër të linjës ishte guvernatori i Ohios.

“Ju jeni fituese e lotarisë sonë të madhe! Ju fituat një milion dollarë!”

Kjo është pikërisht ajo që 22-vjeçarja Abigel Bugenske dëgjoi dhe ajo ishte e sigurt se dikush po bënte shaka me të.

Por në të vërtet ajo ishte fituesja e lotarisë së organizuar për të shtuar numrin e vaksinimeve në Ohio. Përveç Abigail, një surprizë e madhe ishte edhe për 14-vjeçarin Joseph Costello, i cili mori një bursë universitare katër-vjeçare.

Projekti i “lotarisë së vaksinimit” pritet të sjellë katër milionerë të tjerë të vaksinuar dhe katër shokë të tjerë të universitetit, emrat e të cilëve do të shpallen çdo të mërkurë për katër javë rresht./abcnews.al/