Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama u është përgjigjur zërave kundër për sa i përket orës policore.
Sipas Ramës tanimë jemi në krye të klasifikimit në Europë për ultësinë e nivelit të infektimeve e të humbjeve të jetës dhe se ekspertët e di mirë atë që bëjnë. Kryeministri ka shkruar se nuk duhet të biem në kurthin e euforisë nga ulja e infektimeve dhe vdekjeve nga Covid-19.
Kryeministri Rama ne Twitter:
“Kush bën krahasime me vendet e tjera për orën policore antiCovid, të mos harrojë se prej disa kohësh tanimë jemi në krye të klasifikimit në Europë për ultësinë e nivelit të infektimeve e të humbjeve të jetës! Dmth e dimë mirë atë që bëjmë dhe nuk do të biem në kurthin e euforisë!”
Kujtojmë se dje Komiteti i Ekspertëve vendosi që nga 1 qershori të hiqet maska në ambiente të jashtme dhe ora policore të shtyhet në 23:00. /abcnews.al/