Ambasador i prezencës së OSBE në Shqipëri Vincenzo Del Monaco, nga Shkodra ka deklaruar se shumë shpejt do të jetë gati raporti përfundimtar për zgjedhjen e 25 prillit. Vincenzo ka refuzuar të bëjë komente konkrete pa dalë raporti përfundimtar me konkluzionet për zgjedhjet.
“Ju thatë dy gjëra të drejta, që unë kam 6 muaj në Shqipëri dhe që në Shqipëri ka pasur zgjedhje. Vlerësimi i procesit zgjedhore bëhet nga bashkëpunëtorët tonë të ODIHR e cila është zyra jonë për të drejtat e njeriut.
Tashmë kemi publikuar një raport në shenjë demokracie dhe transparence dhe është i aksesueshëm nga të gjithë në rrjete. Po presim rezultatin përfundimtarë që uroj që shumë shpejt t’i prezantohet publikut dhe autoriteteve shqiptare, nuk kam një datë të saktë. Shpresoj që të ketë një mirëkuptim racional dhe jam në pritje të raportit përfundimtarë nga kolegët e ODIHR para se të bëj komente të arsyeshme,” tha ai.
I pyetur se si i duket klima politike në Shqipëri, Monaco tha: “Më duket se ka një dozë të shtuar dinamike dhe gjallërie”.
“Ashtu siç pata mundësi të them gjatë kësaj konference, në këtë vend që është një vend kujtese, si qenie njerëzore ne nuk mundemi kurrë të lëmë pas dore këtë fyerje që i është bërë qënies njerëzore dhe t’i mohojmë një varrosje të denjë.
Unë vlerësoj shumë punën që është bërë këtë mëngjes këtu, sepse ne këndvështrimin tim në mënyrë plastike ky vullnet i përbashkët nga ana e autoriteteve, shoqërisë civile për të trajtuar temën me seriozitet dhe në mënyre konkrete.
Edhe nga ana jonë, në diskutimet që kemi në nivel qendror në Tiranë e përsëris për disatën herë mesazhin e seriozitetit dhe konkret që OSBE nuk mundem të mos përshëndes dhe mbështes. Ju e dini që ne jemi në mbështetje të drejtësisë tranzitore që ndër të tjera përshtatet edhe me titullin e eventit Drejtësi dhe Pajtim, është diçka që na bën të reflektojmë pozitivisht mbi pjekurinë e demokracisë shqiptare. Sepse qëllimi është pikërisht ky : për të bërë diçka që është e drejtë dhe të bëhet diçka në shenje pajtimi që të kemi një Shqipëri gjithmonë më të vetëdijshme dhe gjithnjë më të fortë për të përballuar sfidat e kohës,” ka shtuar më tej ambasadori. g.v/abcnews.al