Teuta e Kukësi tentojnë “Messin e Llapit”, edhe Shkëndija në garë

schedule09:57 - 28 Maj, 2021

schedule 09:57 - 28 Maj, 2021

Teuta dhe Kukësi po rivalizojnë për një mesfushor. Gazeta Olle raporton se dy klubet e Superiores i kanë bërë ofertë Arbnor Ramadanit, lojtarit që i mbaron kontrata me Llapin pas kupave të Europës.

Mesfushori me tipare mbrojtëse, i cili nga trajneri Tahir Batatina thirret edhe Messi i Llapit, ka bërë një sezon të mirë në Kosovë dhe me shumë mundësi do të ndryshojë skuadër.

Veç klubeve të Superiores, sipas asaj që raporton burimi i lartpërmendur, edhe Shkëndija e Tetovës interesohet për shërbimet e Ramadanit.

Mesfushori 26-vjeçar me Llapin ia ka dalë të shënojë 6 gola në Ipko Superliga e Kosovës, si dhe të japë 6 asiste. Në Kosovë ai iu gëzua vjet fitimit të Kupës. /abcnews.al