Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

12 ikona të piktorit Diço Zografi prezantohen për herë të parë në muze

schedule22:17 - 27 Maj, 2021

schedule 22:17 - 27 Maj, 2021

Nga Leontina Nika

Këto janë ikonat e shpëtuara pas shkatërrimit të kishës së Shën Kollit e shekullit të 17, në Elbasan  Koleksioni i piktorit Diço Zografi prezantohet për herë të parë nga fondi i Muzeut Historik Kombëtar, në sallën e ekspozimit.

Krahas 200 vjetorit të lindjes së piktorit me origjinë nga Maqedonia e Veriut, është përzgjedhur ky piktor dhe kjo periudhë si shenjë përbashkuese e disa vendeve të Ballkanit, thekson drejtori i muzeut Historik Kombëtar Dorian Koçi.



“Nga vitet 1850 e këtej nuk kishte marrë vlerësimin e drejtpërdrejtë. Ne menduam se ishte koha për ta nxjerrë në pah edhe në kuadër të muajit të Europës meqenëse piktura post bizantine është një pikturë që bashkon disa nga popujt e Ballkanit.”

Në një kënd të veçantë u paraqiten edhe disa objekte prej ari dhe argjendi: një kryq, mbulesa ikonash dhe kapakë ungjilli.

“Një nga më kryesoret që del për herë të parë është nga qyteti i Beratit, është i vitit 1833, në fakt përbën edhe një risaktësim të fondit tonë. I përket një argjendari vendas…”

Disa prej ikonave shfaqin nevojë emergjente restaurimi. Ministrja e Kulturës Elva Margariti premtoi restaurimin e tyre. Në fondin e Muzeu Historik Kombëtar ruhen 700 ikona, 60 prej tyre prezantohen në pavijonin e ikonave mes tyre edhe një vepër e Onufrit.  Ndërsa  640  ekspozohen shumë rrallë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!