Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

7 ikona të periudhës së Bizantit, për herë të parë në Muzeun e Artit Mesjetar

schedule22:34 - 30 Shtator, 2022

schedule 22:34 - 30 Shtator, 2022

Nga Roland Beqiraj

Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë i shtohen dhe 7 ikona të mjeshtrave të mëdhenj të periudhës bizantine. Ato janë punuar disa shekuj më parë nga Onufri, Kostandin Shpataraku, David Selenica, Kostandin Jeremonaku, vëllezërit Zografi dhe Katro. Restauratori Genti Proko sqaron se ikonat ishin të dëmtuara dhe para se të ekspozoheshin janë restauruar.

“Kjo është një ikonë e Kostandin Shpatarakut të një ndër ikonografëve më të mëdhenj të shekullit të XVIII e restauruar kohët e fundit. Nuk lexohej mirë imazhi dhe pas restaurimit leximi I imazhit është i qartë.”



Këto ikona si shumë të tjera janë zbuluar dhe ruajtur me fanatizëm në periudhën e diktaturës nga studiuesi, Theofan Popa. Drejtoresha e muzeut thotë se çdo ikonë është e veçantë, pasi përfaqëson dhe ndjesitë e autorëve të tyre.

“Të gjithë artistët kanë diçka nga vetja dhe kjo i dallon njëri nga tjetri. Brenda rregullave të artit bizantin, të cilat janë të përcaktuara prej shekujsh dhe nuk ndryshojë, këta artistë kanë evidentuar artin e tyre, duke sjellë diçka nga vetja dhe duke vlerësuar atë që ata kanë të brendshme, shpirtërore dhe këto i ndajnë nga artistët e zakonshëm.”

Muzeu i Artit Mesjetar ka në fondin e tij rreth 7 mijë objekte kulti dhe vepra arti. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!