A duhet të ndahet Shqipëria nga Maqedonia e Veriut në rrugën drejt BE? Si përgjigjet Roth dhe Rama

schedule19:10 - 27 Maj, 2021

schedule 19:10 - 27 Maj, 2021

Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, teksa po mban një konferencë për shtyp bashkë me kryeministrin Edi Rama është pyetur lidhur me hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe nëse këto dy shtete duhet të ndahen në këtë proces.

Roth ka thënë se duhet punuar me të dy shtete, ndërkohë që ka shtuar se Maqedonia dhe Shqipëria i kanë përmbushur kushtet por së fundmi problemi qëndron tek ngërçi i krijuar mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Në politikë vendoset jo vetëm sipas ndjesive por edhe sipas fakteve. Faktet në rastet e këtyre dy shteteve e kanë përmbushur kushtet. Për këtë arsye me të dy shtetet duhet të nisin këto negociata. Tani duhet të fillojë ky proces. Për këtë po punojmë për të biseduar në kuadër të presidencës së Këshillit Evropain. Kemi negociuar me Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut nga presidenca portugeze. Kjo mund të mbërrihet me 22 qershor”

Ndërkohë kryeministri Edi Rama është shprehur se Shqipëria do vazhdojë të punojë pavarësisht vendimit që do të marrë Bashkimi Evropian.

“Të jemi të qartë se nuk diskutohet ta konsideroja një çlirim të madh pas kaq kohe pritje tek dera. Na u tha se do hapet dhe dera nuk është hapur. Por edhe nëse nuk hapet nuk do të jem absolutisht i shqetësuar kur nuk u hap herën e parë dhe herën e dytë. Se besoj shumë që ky është një proces që lidhet me ne dhe me vendin tonë dhe me fëmijët tanë. Ne nuk i bëjmë reformat dhe përpjekjet se pse na i kërkojnë në Paris në Berlin apo Bruksel. Por se kjo është e duhura. Natyrisht vetëm duke bërë këtë dhe më shumë në funksion të procesit ne do arrimë tu japim fëmijëve tanë Shqipërinë Evropiane si një shtet anëtar i BE. Ndërsa se kur ndodh me njohjen e punës së bërë nga ne, kjo nuk është detyra jonë. Kjo është detyra e tyre. Ndahet nuk ndahet kjo nuk është e jona por çështje e KiE. Është e qartë se vendimmarrja lidhet në këtë situatë me çfarë duan të bëjnë ata dhe jo me çfarë kemi bërë ne. Ne do vazhdojmë ta bëjmë punën tonë. Ne jemi në disa aspekte më para se ata që po negociojnë por kjo nuk do thotë asgjë se ne po bëjmë detyrën. Si të rrisim më shumë kërkesën ndaj vetes dhe si të bëjmë më shumë. Se çfarë do vijë nga ata do jetë e mirëseardhur. Nëse do vonojë do punojmë dhe do presim deri kur të vijë. Në fund këto janë aspekte formale. Por përmbajtjen nuk na ndalon kush ta pasurojmë. Ne punojmë ngushtësisht me gjermanët. Reforma në drejtësi nuk do ndalojë. Nëse nuk hapen dyert. Reforma do vazhdojë sfida është si ta bëjmë më mirë punën tonë. Ky është fillimi i një rruge të gjatë. Se është bërë sikur në 22 qershor do merret vendimi. Por do na e japin apo jo është çështje kohe.”tha kryeministri Edi Rama. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!