Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Zjarr në maternitet, vdesin 14 foshnja/ Pakistan, flakët përfshinë të porsalindurit. Shpëtojnë nënat

schedule14:47 - 26 Gusht, 2026

schedule 14:47 - 26 Gusht, 2026

14 foshnja të porsalindura kanë humbur jetën nga një zjarr në maternitetin me të madh publik në Pakistan. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit në Institutin e Shkencave Mjekësore të Pakistanit, ku në maternitet ndodheshin 15 të porsalindur. Vetëm një foshnjë mundi të shpëtonte.

Yjarri shpërtheu rreth orës 6:45 të mëngjesit, në katin e tretë të godinës dhe Dyshohet se shkak ishte shpërthimi i kompresorit të një kondicioneri. Zjarri u kufizua në dhomën e foshnjave në repartin e gjinekologjisë, ndërsa pjesa tjetër e spitalit nuk u prek.

Zjarrfikësit ndërhynë me shpejtësi dhe arritën të shuajnë flakët, ndërsa ekipet e shpëtimit nisën operacionet për ftohjen e zonës dhe kontrollin e situatës. Komiteti është udhëzuar të paraqesë raportin e tij brenda 24 orëve.



Sipas raportimeve të para, në godinë po zhvilloheshin edhe punime riparimi dhe rikonstruksioni në momentin e incidentit. Zjarri shkaktoi panik në spital, ndërsa nënat e reja u evakuuan me urgjencë nga kati i dytë i ndërtesës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!