Ibraimi më i miri i sezonit, edhe ish-i i Tiranës mes yjeve në Maqedoninë e Veriut

schedule14:35 - 27 Maj, 2021

schedule 14:35 - 27 Maj, 2021

Shkëndija e Tetovës u shpall kampione e Maqedonisë së Veriut, ndërkohë që poshtë tyre u renditen edhe Shkupi e Struga, që siguruan pjesëmarrjen në Conference League.

Sportmedia ka përzgjedhur formacionin më të mirë të sezonit dhe Shkëndija ka katër futbollistë në të. Mbrojtësit Pavic dhe Bejtulai janë dy prej tyre, për të vijuar me kapitenin Alimi dhe kryegolashënuesin, Besart Ibraimi.

Ky i fundit është zgjedhur edhe “Lojtari i Sezonit”, pasi shënoi 24 gola dhe ndihmoi Shkëndijën të bënte diferencën me ekipet e tjera. Nga ekipet e tjera shqiptare, Shkupi ka dy lojtarë në formacionin e yjeve.

Alvarez, Darboe, autor i 16 golave në pjesën e parë të sezonit, dhe portieri Naumovski janë zgjedhur mes më të mirëve. Struga ka gjithashtu 2 lojtarë, qendërmbrojtësit Jasmin Mecinovi dhe Klisman Cake. Ky i fundit ka qenë pjesë e Tiranës në Superiore. /abcnews.al

 

Formacioni i Sportmedia

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!