Getafe nuk ka humbur shumë kohë dhe ka zgjedhur trajnerin e ri të ekipit. Ditën e djeshme u ndërpre bashkëpunimi me Pepe Bordalas, i cili qëndronte në stolin e skuadrës spanjolle prej verës së vitit 2016.
Në pankinë do të ulet José Miguel Gonzalez. Shkurt njihet si Michel dhe 58-vjeçari nga Madridi ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me Getafen.
OFICIAL | El Getafe C.F. y José Miguel González “Míchel” han llegado a un acuerdo por las dos próximas temporadas.
¡Bienvenido de nuevo @MichelGonzalez! ?https://t.co/XXP0Mw4hgh pic.twitter.com/j8vdOLOlOv
— Getafe C.F. (@GetafeCF) May 27, 2021
Michel ka eksperiencë të madhe si trajner, teksa më parë ka drejtuar ekipe si Sevilla, Marseille, Olympiacos, Malaga, por edhe meksikanët e Pumas. /abcnews.al