Nuk ka më asnjë dyshim që Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë kthyer sërish bashkë 17 vite pas ndarjes së tyre. Burime pranë dyshes kanë konfirmuar për “In Touch Weekly” se marrëdhënia e çiftit po ecën me ritme të shpejta dhe se ata janë më të lumtur se kurrë.
“Ben dhe Jen nuk po humbin kohë. Në të vërtetë, është sikur koha nuk ka kaluar fare. Janë përsëri në një romancë të nxehtë, po ngrihen aty ku u ndalën.”, tha burimi. “Shanset e dyta janë të rralla për t’u arritur dhe ata e mirën një të tillë. Kjo është arsyeja pse ata po ecin më shpejt në raportin e tyre. Ata po e shfrytëzojnë këtë kohë për t’u njohur përsëri.”

Ben, 48 vjeç dhe J. Lo, 51 vjeç, filluan të takoheshin në 2002 po i dhanë fund fejesës në 2004. Thashethemet se janë rikthyer sërish bashkë pas kaq shumë vitesh nisën pasi ylli i “Hustlers” i dha fund fejesës me Alex Rodriguez pas katër vitesh së bashku. /abcnews.al
![]()

